Moti sot, i vranët dhe me shi

Moti sot, i vranët dhe me shi

Aktuale October 04, 2024 - 07:45

Sot në Kosovë pritet mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shiu.

Pasdite intensifikim i vranësirave dhe reshjeve të shiut, të cilat vijnë nga një sistem të fuqishëm i vranësirave nga perëndimi në drejtim të lindjes me reshje e rrebeshe shiu, lokalisht mjaft intensive me mundësi për ndonjë bubullimë dhe përmbytje kalimtare. Temperaturat deri në 22 gradë Celsius.

Në Shqipëri nesër pritet të zhvillohet një sistem shumë fuqishëm vranësirash nga cikloni “Kasandra” i cili do të sjellë reshje dhe rrebeshe mjaft intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende priten stuhi të fuqishme shiu dhe përmbytje kalimtare. Pasdite rrebeshe intensive pritet të përfshijnë edhe Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës, ndërsa shira të rrëmbyeshëm priten në Mal të Zi.

Të shtunën pak më freskët, me vranësira e intervale kohore me diell dhe si dhe me riga dhe rrebeshe lokale shiu. Nuk përjashtohet mundësia për ndonjë bubullimë. Reshjet do të jenë më të pakta dhe më të izoluara.

E diela sjellë reshje dhe rrebeshe të reja shiu me mundësi edhe për ndonjë bubullimë, ndërsa stabilizim dhe përmirësim të motit parashihet të ketë nga fillimi i javës së re. /MeteoBallkan