Kurti në televizionin polak, flet se si Serbia si aleate e Rusisë po e pengon Kosovën në rrugën drejt BE-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se lidhjet e Beogradit me Moskën mbështesin marrëdhëniet e tensionuara në Kosovë dhe po ndihmojnë në frenimin e përpjekjeve të tij për t'u anëtarësuar në BE.
Këtë Kurti e tha në një intervistë për transmetuesin publik të Polonosië TVP, ndërsa ka përmendur se Serbia mbetet vendi i vetëm në Evropë bashkë me Bjellorusinë, që nuk i vendosin sanksione Rusisë, transmeton Zeri.info.
“Serbia është i vetmi vend në Evropë, së bashku me Bjellorusinë, që nuk iu bashkua sanksioneve të BE-së dhe SHBA-së kundër Federatës Ruse”, tha ai.
Kurti argumentoi se lidhjet e Beogradit me Moskën nënvizojnë "tensionin e vazhdueshëm midis Kosovës dhe Serbisë", duke akuzuar Serbinë se është agresive ndaj vendit të tij "kështu që ato do të pëlqehen nga Federata Ruse".
Kryeministri kosovar tha se shpreson që gjatë mandatit aktual të Komisionit Evropian, Serbia do të detyrohet të zgjedhë mes “një Federate despotike Ruse, Presidentit Putin” dhe “demokracisë, pluralizmit politik, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”.
Duke komentuar luftën në Ukrainë, ai tha: “Brezi ynë po jeton në kohën e fashizmit rus. Dhe ne duhet ta luftojmë atë me demokraci, me sovranitet. Ne duhet të luftojmë me solidaritet të të gjitha kombeve dhe shteteve evropiane.”/Zëri