Vetëvendosja mblidhet në fundjavë për të diskutuar si kanë qeverisur
Aktuale
October 03, 2024 - 19:27
Lëvizja Vetëvendosje, do të mblidhet të shtunën dhe të dielën, ku do të ketë disa panele diskutimi.
Përmes një njoftimi, LVV-ja ka bërë të ditur se për këto dy ditë do të ketë një “maratonë të diskutimeve mbi arritjet, pengesat, sfidat dhe dinamikën e masave në qeverisjen”, transmeton Zeri.info.
“Këtë fundjavë, më 5 dhe 6 tetor, për dy ditë rresht Lëvizja VETËVENDOSJE! mban Këshillin e Përgjithshëm në format të zgjeruar ku janë të organizuara edhe shumë panele diskutimi sipas fushave programore”
“Për këto dy ditë do të ketë një maratonë të diskutimeve mbi arritjet, pengesat, sfidat dhe dinamikën e masave në qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Shihemi në fundjavë!”, thuhet në njoftim. /Zëri