Ambasadorja Nita Shala i dorëzon letrat kredenciale te presidenti italian
Aktuale
October 03, 2024 - 15:30
Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, Nita Shala, dje ia dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Republikës së Italisë, Sergio Mattarella.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se kështu Shala e ka filluar zyrtarisht detyrën e saj të përfaqësimit të Kosovës në Italinë mike.
“Gjatë bashkëbisedimit me presidentin Mattarella, ambasadorja Shala shprehu përkushtimin e saj të plotë për të çuar përpara marrëdhëniet veçse të shkëlqyera mes dy vendeve tona”, thuhet në njoftim.