Me ftesë të Macronit, Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e krerëve shtetërorë të Frankofonisë
Foto: Presidenca e Kosovës

Me ftesë të Macronit, Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e krerëve shtetërorë të Frankofonisë

Aktuale October 03, 2024 - 14:54

Me ftesë të presidentit të Republikës franceze Emmanuel Macron dhe të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Paris, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e krerëve të shteteve të kësaj organizate.

“Gjatë qëndrimit në Paris, presidentja Osmani do të ketë adresim në një nga seancat e Frankofonisë, gjersa do të takojë edhe homologë të saj. Presidentja dhe zotëria i parë janë ftuar në darkën zyrtare të shtruar nga presidenti Macron në pallatin Élysée, në drekën zyrtare të shtruar nga sekretarja e përgjithshme e Frankofonisë, si dhe në një sërë aktivitetesh përcjellëse në kuadër të Samitit”, thuhet në njoftim.

Ky samit mbledhë krerët e shteteve anëtare, anëtarë të asociuar, anëtarë vëzhgues, përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe të ftuar të tjerë. /Zëri

Image