Nagavci thotë se ndihet keq që mësimdhënësit e Vitisë akoma s’i morën pagat, fajëson Komunën
Foto: Laura Hasani

Nagavci thotë se ndihet keq që mësimdhënësit e Vitisë akoma s’i morën pagat, fajëson Komunën

Aktuale October 03, 2024 - 14:47
Mësimdhënësve të Vitisë nuk u dolën pagat e shtatorit, Nagavci: Ndihem keq për shkak të menaxhimit jo të mirë të Komunës

Mësimdhënësve të Komunës së Vitisë ende nuk u ka dalë paga, ashtu siç edhe pritej në fillim të shtatorit.

Për këtë çështje ka folur sot ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Nagaci tha se “ky është një lëshim, gabim i vetë Komunës”.

“Unë ndihem shumë keq që për shkak të menaxhimit jo të mirë të Komunës, por edhe për shkak të situatave të krijuara në të kaluarën, kur nuk janë planifikuar implementimi i kontratës kolektive tashmë janë mësimdhënësit ata që po e pësojnë”, tha Nagavci, njofton Klankosova.tv.

Ajo theksoi pret nga Komuna e Vitisë që “me prioritet të shqyrtojnë të gjitha rekomandimet dhe udhëzimet që Ministria e Financave u ka dhënë deri më tani”.