Abdullahu: Marrja e vizave ia zgjati jetën qeverisë “Kurti”
Foto: Laura Hasani

Abdullahu: Marrja e vizave ia zgjati jetën qeverisë “Kurti”

Aktuale October 03, 2024 - 13:41

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka thënë se marrja e vizave ia ka zgjatur jetën qeverisë “Kurti” dhe se pakënaqësitë nga kjo Qeveri tregohen rrugëve të Evropës.

Abdullahu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se nëse kjo Qeveri nuk humb më 9 shkurt, dëmet do të jenë më të mëdha dhe kjo pakënaqësi do të kthehet në revoltë.

“Marrja e vizave ia ka zgjat jetën qeverisë ‘Kurti’. Pakënaqësitë e grumbulluara nga dështimet dhe zhgënjimet për 4-5 vjet nga kjo qeveri janë zbrazur rrugëve të Evropës. Një pjesë shumë e madhe janë larguar për një jetë më të mirë, sepse këtu në Kosovë u është ofru jetë e keqe. Nëse nuk humb me 9 shkurt kjo Qeveri (zot mos e bo) kjo pakënaqësi do të grumbullohet përsëri, larg më revoltuese. Ato lehtë do të kthehen në protesta të mëdha sociale dhe jo vetëm, për ta ndalur mashtrimin të vazhdoj qeverisjen përsëri”, tha Abdullahu.

Ai gjithashtu shtoi se “dëmet mund të jenë të mëdha. Prandaj në kohën e duhur votën e duhur. Më 9 shkurt, me kismet, kundër populizmit”.