A u bë një fotografi me Zeqirin shkak i sulmit në pronën e tij? Deklarohet para Policisë ish-kryetari i Zubin Potokut

A u bë një fotografi me Zeqirin shkak i sulmit në pronën e tij? Deklarohet para Policisë ish-kryetari i Zubin Potokut

Aktuale October 03, 2024 - 12:40

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë vonë në Zubin Potok, i cili dyshohet se ka shkaktuar edhe një zjarr në një ndërtesë të pabanuar. Prona ka dalë të jetë e ish-kryetarit të kësaj komune, Stefan Vulloviq.

Ky i fundit ka dhënë dëshminë e tij në rolin e viktimës para Policisë në veri.

Vulloviqi, siç merr vesh Sinjali, ka thënë se nuk dyshon te ndonjë person i caktuar, por sipas tij shpërthimi ka ndodh për “motive politike”.

Ish-kryetari serb i Zubin Potokut ka qenë cak i sulmeve në rrjet ditëve të fundit për shkak të një fotografie të tij me Izmir Zeqirin, kryetarin e tanishëm të Komunës.

Kjo fotografi ka ngjallur reagime te komuniteti serb, deri te shpërthimi që ndodhi mbrëmë.

Rastin e ka dënuar Izmir Zeqiri, kryetari i Zubin Potokut, i cili tha se mbrëmë është sulmuar prona e ish-kryetarit të kësaj komune.

Image