Kurti e Maqedonci flasin për bashkëpunimin në Këshillin e BE-së
Foto: Facebook

Kurti e Maqedonci flasin për bashkëpunimin në Këshillin e BE-së

Aktuale October 03, 2024 - 12:04

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedoncin janë takuar me zëvendëskryeministrin e Polonisë, Krzysztof Gawkowski, i cili gjithashtu është ministër i çështjeve digjitale.

“Diskutuam për marrëdhëniet ndërshtetërore, agresionin rus në Ukrainë, ndihmën që është duke ofruar Kosova në përkrahje të popullit ukrainas dhe për potencialin për bashkëpunim me Poloninë në sektorin e teknologjisë, si mundësi e dyanshme përfitimi”, ka njoftuar Maqedonci në Facebook.

Temë tjetër diskutimi ishte përgatitjet dhe rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve gjatë Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian në pjesën e parë të vitit 2025.