Përurohet Klinika e Ortopedisë, investim në vlerë 2.8 milionë euro
Foto: Laura Hasani

Përurohet Klinika e Ortopedisë, investim në vlerë 2.8 milionë euro

Aktuale October 03, 2024 - 11:53

Është përuruar Klinika e re e Ortopedisë në QKUK, investim në vlerë prej 2.8 milionë eurove.

Në ceremoninë e përurimin e Klinikës së re të Ortopedisë kanë marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi.

 

“Përuruam këtë klinikë moderne që ka të gjitha kushtet. Klinika ka mbi 300 metra katrorë dhe 40 shtretër. Nëpërmjet këtyre investime në këtë klinikë e po ashtu edhe investimeve që po i bëjmë edhe në spitalet regjionale, jemi të bindur që lista e pritjes do të ulët”, tha Vitia.

Image

 

Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Xhavit Gashi, njoftoi se zhvendosja e pacientëve do të bëhet nga java tjetër për në këtë klinikë.

 

Klinika e Ortopedisë është në mesin e disa klinikave tjera që është investuar në QKUK pas asaj të Onkologjisë, Gjinekologjisë, e Klinikës së Emergjencës. /rtk

Image
Image
Image
Image