Komisioni për Integrim Evropian voton tri projektligje, janë në përputhje me legjislacionin e BE-së
Komisioni për Integrim Evropian ka miratuar të enjten tri projektligje, në mbledhjen e radhës.
Kryetarja e këtij Komisioni, Rrezarta Krasniqi, tha se të tri këto projektligje janë në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian (BE).
Me gjashtë vota për dhe një abstenim, është miratuar i Projektligji për regjistrin e pronarëve përfitues, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Me gjashtë vota për është miratuar edhe Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga Qeveria dhe ministrat, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Po ashtu anëtarët e këtij Komisioni me gjashtë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ka miratuar Projektligjin për harmonizimin e ligjeve të veçanta me Ligjin për kundërvajtje, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. /EO