A u injoruan informacionet e shërbimeve sekrete për sulmin në Banjskë, përfshirë edhe të AKI-së?

A u injoruan informacionet e shërbimeve sekrete për sulmin në Banjskë, përfshirë edhe të AKI-së?

Aktuale October 03, 2024 - 09:01

Parashikimi, paralajmërimi dhe goditja ndaj rreziqeve kombëtare janë detyrat e një shërbimi inteligjent të mirëfilltë të një shteti.

Më 24 shtator 2023, në fshatin Banjskë të Leposaviqit, ishte sulmuar Policia e Kosovës, ku kishte mbetur i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe një tjetër ishte plagosur.

Një grup forcash të uniformuara serbe, nën udhëheqjen e Millan Radoiçiqit, ishin futur në fshatin Banjskë me një arsenal të madh armesh, duke përfshirë edhe mjete të blinduara.

Por a kishte informacione dhe paralajmërime të shërbimeve sekrete, duke përfshirë edhe nga AKI-ja, për një grup të tillë?

Profesor Kolë Krasniqi dyshon se janë injoruar informacionet e shërbimeve sekrete të shteteve mike, duke përfshirë edhe të AKI-së, raporton Klan Kosova.