Sot shqyrtohen tri projektligje, që kanë të bëjnë me legjislacionin e BE-së
Foto: Zëri / Ilustrim

Sot shqyrtohen tri projektligje, që kanë të bëjnë me legjislacionin e BE-së

Aktuale October 03, 2024 - 08:37

Sot në Kuvendin e Kosovës do të mbajë mbledhje Komisioni për Integrime Evropiane.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohen tri projektligje, që kanë të bëjnë me përputhshmërinë e legjislacionit të BE-së.

Sipas njoftimit, mbledhja do të mbahet në orën 10:00.

Do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për regjistrin e pronarëve përfitues, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga Qeveria dhe ministrat, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së dhe shqyrtimi i Projektligjit për harmonizimin e ligjeve të veçanta me Ligjin për kundërvajtje, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.