Tahiri: Zoti mos na lashtë pa Amerikë!

Tahiri: Zoti mos na lashtë pa Amerikë!

Aktuale October 02, 2024 - 19:31

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka takuar Konsullen e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Strasburg.

Kështu ka bërë të ditur vetë Tahiri përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se takimi me Yvonne Gonzales kishte për qëllim nxitjen e koordinimit tutje për të arritur rezultate në hapin përfundimtar drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Takimi rezultoi gjithashtu me disa këshilla të rëndësishme që duhen konsideruar me kujdes, ka thënë Tahiri.

“E falënderova zonjën Gonzales për mbështetjen që Amerika i dha Kosovës dhe i kërkova të vazhdonte angazhimi i Amerikës në mbështetje të përpjekjeve tona për t’iu bashkuar Këshillin e Evropës. Miqësia jonë është e vërtetë dhe do të zgjasë përgjithmonë. Zoti mos na lashtë pa Amerikë”, përfundoi postimin Tahiri.