Kurti takohet me zëvendëskryeministrin e Polonisë, flasin për bashkëpunimin në fushën e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike
Foto: ZKM

Kurti takohet me zëvendëskryeministrin e Polonisë, flasin për bashkëpunimin në fushën e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike

Aktuale October 02, 2024 - 15:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri i Polonisë, Krzysztof Gawkowski njëherësh ministër i Çështjeve Digjitale, zhvilluan sot takim bilateral, gjatë të cilit diskutuan për marrëdhëniet ndërshtetërore dhe potencialin që sektori i Teknologjisë paraqet për thellimin e tyre dhe përfitimin e dyanshëm.

Image

Në njoftimin për media të Kryeministrisë bëhet e ditur se kryeministri Kurti ndau me zëvendëskryeministrin Gawkowski përparësitë që vendi ynë ofron në këtë sektor dhe ofertën që paraqet për kompanitë dhe investitorë nga Polonia.

Image

Gjatë takimit u theksua vullneti për të bashkëpunuar në fushën e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike.

Zëvendëskryeministri Gawkowski e përgëzoi Kosovën për vëmendjen dhe investimet në këto dy fusha.

Image

Kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Gawkowski diskutuan edhe për përgatitjet dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve gjatë Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian në pjesën e parë të vitit 2025. /Zëri

Image