Kurti dhe Maqedonci takojnë ministrin e Mbrojtjes së Estonisë: Mbështetja e këtij vendi jetike për Kosovën

Kurti dhe Maqedonci takojnë ministrin e Mbrojtjes së Estonisë: Mbështetja e këtij vendi jetike për Kosovën

Aktuale October 02, 2024 - 12:54

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Poloni në Forumin e Varshavës për Siguri.

Në ditën e dytë të këtij forumi, ata e kanë takuar ministrin e Mbrojtjes së Estonisë, Hanno Pevkur.Temë e diskutimit ishte siguria, derisa u vlerësua se mbështetja e Estonisë është jetike për Kosovën.

“Me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci e nisëm ditën tonë të dytë në Forumin e Varshavës për Siguri (WSF) me një takim produktiv dhe gjithëpërfshirës me Ministrin e Mbrojtjes të Estonisë, Hanno Pevkur. Së bashku, ne riafirmojmë angazhimin tonë të përbashkët për paqen, sigurinë dhe bashkëpunimin. Mbështetja e Estonisë është jetike derisa ne forcojmë aftësitë mbrojtëse të Kosovës dhe kontribuojmë në stabilitetin rajonal”, shkroi Kurti në X.