Sarrazin: S’mund t’ia bëjmë Kosovës punën diplomatike, duhet ta bëjë vetë
Foto: Laura Hasani

Sarrazin: S’mund t’ia bëjmë Kosovës punën diplomatike, duhet ta bëjë vetë

Aktuale October 02, 2024 - 12:24

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka deklaruar se Kosova nuk duhet të presë që shteti gjerman t’ia bëjë punën e saj diplomatike, duke shtuar se iu ka kërkuar partnerëve ta mbështesin Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Nuk është e drejtë të thuhet se Gjermania e ka lënë në lloç Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës...Kemi lobuar që të shtyme përpara votimin. Ne iu kemi thënë partnerëve tanë që ta mbështesin pasi kjo do të ketë ndikim në dialog e më pas ata thanë që ‘shiheni se ku jemi’. Për ne është e qartë se duhet ta evitojmë dështimin e votimit”, ka deklaruar Sarrazin.

Image

Emisari gjerman ka shtuar se ka shumë çështje mes Gjermanisë dhe Francës “dhe s’ka qenë vetëm Kosova”.

“Nuk mund të prisni që Gjermania të bëjë punën tuaj diplomatike, duhet Kosova ta bëjë atë”, ka thënë ai në një tryezë pas mbledhjes së Forumit të dytë ekonomik gjermano-kosovar në Prishtinë.

Image

Donika Emini, njohëse e çështjeve të sigurisë, ka thënë për anëtarësimin e Kosovës në KiE u është lënë Gjermanisë e Francës “që në një mënyrë t’i bindin të paktën shtetet e tjera”.

Ajo ka shtuar se është shqetësuese që Kosova s’mund të llogarisë te vendet mike dhe partnerët strategjikë.

Image

Sarrazan tutje ka shtuar se Kosova s’duhet të ankohet nëse e humb momentumin.

“...Çështja e Manastirit të Deçanit është bërë vonë. Kjo është jeta. Bëni gjërat në kohë që të ju njihen se gjendja ndryshon”.

Image

Image