SBASHK: Punëtorët e arsimit në Viti të marrin që sot pagat e shtatorit
Foto: Laura Hasani

SBASHK: Punëtorët e arsimit në Viti të marrin që sot pagat e shtatorit

Aktuale October 02, 2024 - 11:59

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë e Kulturë ka kërkuar procedimin e pagave të punonjësve të arsimit në Viti, të cilëve ende nuk u ka dalë paga e shtatorit.

“SBASHK iu gëzua lajmit se u krijua mundësia për procedimin e pagave të punëtorëve të arsimit, por informacionet flasin se kjo gjë nuk ndodhi edhe për punëtorët e arsimit në komunën e Vitisë, të cilët padrejtësisht ende kanë mbetur pa pagën e muajit shtator. SBASHK-u pa dashur të ndalet e të emëroj fajtorin i drejtohet Ministrisë së Financave dhe institucioneve qendrore e lokale që ta bashkëbisedojnë dhe të gjejnë zgjidhje të duhur në mënyrë që punëtorët e arsimit në Viti të marrin që sot pagat e shtatorit”, thuhet në komunikatën për media.

SBASHK-u ka premtuar mbështetje të angazhimeve të sindikatave lokale.

“Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj me anëtarë të stafit qendror në orët e pasdites do të shkojë në Viti dhe do të takohet me anëtarët e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë për të debatuar për situatën e krijuar e për të marrë vendime për veprime konkrete”, njofton kjo sindikatë.