Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit
Kosova i është bashkuar qeverive të tjera botërore, duke e dënuar sulmon e sotëm të Iranit, i cili lëshoi rreth 200 raketa ndaj Izraelit.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është shqetësuese sulmi i sotëm, ndërsa ka përmendur se kur po bëhet një vit nga sulmi terrorist i Hamasit, dhuna e vazhdueshme është alarmante, transmeton Zeri.info.
Ai tutje tha se Kosova mbështet të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten.
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për sulmin e sotëm me raketa nga Irani ndaj Izraelit, në të cilin u lëshuan rreth 200 raketa, dhe bashkohemi me qeveritë e tjera në dënimin e këtij agresioni. Një vit pas sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit, rritja e vazhdueshme e dhunës është alarmante. Ne mbështesim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe të gjitha përpjekjet për të arritur një armëpushim të menjëhershëm”, ka shkruar Kurti në platformën “x”. /Zëri
We are deeply concerned about today's missile attack by Iran on Israel, in which around 200 missiles were launched, and join other governments in condemning this aggression. A year after the October 7th Hamas terrorist attacks, the ongoing rise in violence is alarming. We support…
— Albin Kurti (@albinkurti) October 1, 2024