Asgjësohen 19 krerë gjedhe në Viti, dolën pozitiv me tuberkuloz

Asgjësohen 19 krerë gjedhe në Viti, dolën pozitiv me tuberkuloz

Aktuale October 01, 2024 - 17:29

Sot, nga katër ferma në fshatrat Gushicë dhe Verban të komunës se Vitisë, janë asgjësuar 19 krerë gjedhe të cilat kanë rezultuar pozitiv në sëmundjen tuberkulozit.

Kështu ka bërë të ditur Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarise, e cila ka njoftuar se pas kryerjes se hulumtimeve dignostike të cilat burojnë nga planet për luftimin e sëmundjeve infektive, kafshët në 4 ferma kanë rezultuar pozitivë në sëmundjen e TBC. Duke u bazuar në Ligjin e Veterinarisë dhe rregulloret në fuqi, menjëherë ishte ndaluar lëvizja e kafshëve nga këto ferma, transmeton Zeri.info.

“Pas krijim të kushteve teknike dhe logjistike, në mbikëqyrje të inspektorëve veterinarë të AUV-së është realizuar asgjësimi. Në lokacionin e përcaktuar nga Komuna e Vitisë, për groposje (varrezë) të kafshëve në kodrinën Bagdad. Pronaret e fermave janë urdhëruar qe të bëjnë pastrimin-dezinfektimin e mëpastajshëm të fermave dhe u është ndaluar popullimi për periudhën kohore gjashtëmujore”

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sipas mandatit të sajë ligjorë, përveç diagnostikimit dhe testimit laboratorik, përmes kompanisë se kontraktuar ka realizuar asgjësimin dhe dezinfektimin e hapësirave të qëndrimit të kafshëve. Po ashtu do të bëjë kompensimin e fermerëve për kafshët e humbura”, thuhet në njoftimin e AUV-it. /Zëri