Gjermania i kërkon Kosovës përparim në CEFTA

Gjermania i kërkon Kosovës përparim në CEFTA

Aktuale October 01, 2024 - 17:00

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka takuar sot presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Baerbock ka thënë se Gjermania shoqëron Kosovën drejt BE-së dhe ka kërkuar përparim në CEFTA, duke përmendur edhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, transmeton Zeri.info.

“Gjermania shoqëron Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së. Integrimi rajonal në dhe me Ballkanin Perëndimor kërkon përparim në CEFTA dhe normalizim mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është ajo që Baerbock dhe Presidentja Vjosa Osmani kanë diskutuar sot në Berlin”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë në plaftormën “X”. /Zëri