Caktohet u.d. i drejtorit të Thesarit, sot pritet të ekzekutohen pagat për zyrtarët publikë
Foto: Laura Hasani

Caktohet u.d. i drejtorit të Thesarit, sot pritet të ekzekutohen pagat për zyrtarët publikë

Aktuale October 01, 2024 - 15:08

Sot gjatë ditës pritet të ekzekutohen pagat për zyrtarët publikë.

IndeksOnline ka mësuar se ministri i Financave Hekuran Murati ka caktuar Xhevat Zejnullahun ushtrues të detyrës për pozitën e drejtorit të Thesarit.

Sipas Ligjit për pagat, ekzekutimi i pagave është dashur të ndodhë dje, mirëpo për shkak të skadimit të kontratës së ish-ushtruesit të detyrës së drejtorit të Thesarit, shërbyesit civilë mbeten pa u paguar, ndonëse kemi hyrë në muajin tetor.