Osmani uron Rutten: Nën udhëheqjen tuaj, partneriteti me NATO-n do të forcohet
Foto: Laura Hasani

Osmani uron Rutten: Nën udhëheqjen tuaj, partneriteti me NATO-n do të forcohet

Aktuale October 01, 2024 - 12:14

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar sekretarin e ri të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për marrjen zyrtare të detyrës. Ajo ka thënë se beson që gjatë udhëheqjes së tij partneriteti me familjen euroatlantike do të forcohet.

“Urime Mark Rutte për marrjen zyrtarisht të detyrës si sekretar i ri i përgjithshëm. Jam e bindur se nën udhëheqjen tuaj, partneriteti dhe bashkëpunimi ynë do të forcohen edhe më shumë”, shkroi presidentja në platformën X.

Tutje e para e shtetit ka thënë se pret me padurim të punojnë së bashku drejt garantimit të paqes dhe sigurisë afatgjatë në rajon dhe në avancimin e rrugës së Kosovës drejt NATO-s.

Osmani po ashtu ka falënderuar sekretarin e deritanishëm Jens Stoltenberg për udhëheqjen e tij, teksa i ka uruar më të mirat në rrugëtimin e tij profesional.