Hoti për mosekzekutimin e pagave: Neglizhencë, më e pakta do të duhej sqarim
Foto: Laura Hasani

Hoti për mosekzekutimin e pagave: Neglizhencë, më e pakta do të duhej sqarim

Aktuale October 01, 2024 - 12:11

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka akuzuar ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Muratin për mosekzekutimin e pagave për shërbyesit civilë.

Hoti tha se Murati ishte dashur të informojë qytetarët për vonesat dhe arsyen.

Ai theksoi se Ministria e Financave ka thënë se mosekzekutimi i pagave për punëtorët e sektorit publik është neglizhencë e detyrave ligjore nga kjo ministri.

“Tendenca për të vendosur kontrollin mbi administratën shtetërore, duke lënë me ushtrues detyre pozitat kryesore, po shkon në dëm të zyrtarëve shtetërorë dhe gjithë administratës”, tha Hoti.