Kurti udhëton për në Poloni, pjesëmarrës në Forumin e Varshavës për Siguri
Foto: Laura Hasani

Kurti udhëton për në Poloni, pjesëmarrës në Forumin e Varshavës për Siguri

Aktuale October 01, 2024 - 12:10

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka udhëtuar për në Varshavë të Polonisë, ku së bashku me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedoncin do të marrë pjesë në Forumin e Varshavës për Siguri 2024 (WSF 2024).

Në kuadër të Forumit, kryeministri Kurti sot do të mbajë një fjalim mbi temën “Fokusohuni në Ballkanin Perëndimor: lidhja e Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian”.

Gjatë qëndrimit në Varshavë dhe pjesëmarrjes në Forum, ai do të zhvillojë takime bilaterale, si dhe do të mirëpritet nga pjesëtarë të mërgatës sonë në Poloni. /Zëri