Ministri Aliu sot mban konferencë për media
Aktuale
October 01, 2024 - 08:08
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, sot do të mbajë konferencë për media.
Sipas njoftimit, në këtë konferencë do të publikohet lista e anëtarëve themelues të odave të arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit.
Konferenca do të mbahet në orën 12:00 tek objekti ish-“Rilindja”. /Zëri