Punonjësit publikë në hall pa paga, thonë se qeveria nuk po i merr parasysh
Ali Gashi nga BSPK-ja, është shprehur se qeveria nuk po i merr për bazë ankesat e tyre.
Ky reagim vjen nga mos ekzekutimi i pagave ndaj punëtorëve publikë.
“Punonjësit kanë shkruar në adresa të ndryshme se çfarë po ndodh. Normal se secili punëtorë, secili zyrtarë publikë e pret pagën këtë ditë, dhe me thënë prej situatave të fundit, prej turbulencave që po ndodhin lindën dhe konspiracione të ndryshme, shqetësime të ndryshme, prandaj mendoj se zyrtarët publikë nuk e meritojnë këtë situatë”, thotë Gashi.
“Qeveria është e thirrur që edhe në raste ku ka situata të paparashikueshme, të paktën ta merr guximin një nga ministritë ta njoftojë opinionin publikë, se pagat nuk do të plasohen. Qeveria nuk na është përgjigjur, ajo ka vënë vijë të kuqe ndaj sindikatave, e komunikimi është shumë i vështirë me këtë qeveri, i pakuptimtë”. /klankosova