Komandanti i KFOR-it dhe kreu i ushtrisë shqiptare flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it dhe kreu i ushtrisë shqiptare flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Aktuale September 30, 2024 - 22:58

Komandanti i misionit të KFOR-it, Ozkan Ulutash, është takuar të hënën me ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Pirro Vengu dhe shefin e ushtrisë shqiptare, Arben Kingji, me të cilët diskutuan mbi situatën e sigurisë në Kosovë.

KFOR-i ka njoftuar se në takim u diskutua edhe stabiliteti rajonal dhe roli i KFOR-it, derisa gjeneralmajori Utulash përmendi edhe “kontributet e vjetra dhe të vlefshme të Shqipërisë në aktivitetet e KFOR-it”.

“Takimet ishin pjesë e ndërveprimeve të rregullta të gjeneralmajorit Utulash me homologët e tij kryesorë në Kosovë dhe në mbarë rajonin, teksa ai është në përfundim të mandatit të tij, KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa edhe shefi i ushtrisë shqiptare ka njoftuar për takimin ku e ka falënderuar për menaxhimin situatën në Kosovë

“Gjatë takimit zyrtar me komandantin e KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaë, shpreha falënderimin për drejtimin dhe përfundimin me sukses të mandatit të tij, duke e menaxhuar me profesionalizëm situatat e ndryshme ndaj cenimit të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë. Ritheksova rëndësinë dhe domosdoshmërinë e prezencës së KFOR për paqen dhe sigurinë në rajon, si dhe angazhimin e vendit tonë në përmbushjen e të gjitha detyrimeve në këtë mision”, thuhet në faqen në Facebook të shefit të ushtrisë shqiptare.