Rasti në Pejë, as sot s’u kthye nxënësja që u përjashtua nga shkolla për shkak të mbulesës
Foto: Zëri / Ilustrim

Rasti në Pejë, as sot s’u kthye nxënësja që u përjashtua nga shkolla për shkak të mbulesës

Aktuale September 30, 2024 - 15:26

Rasti i 18-vjeçares A.D. ishte temë e diskutimit javën e kaluar në krejt Kosovën.

Kjo për shkak se ajo u përjashtua nga gjimnazi “Bedri Pejani” në Pejë për shkak të mbulesës.

Ngjarja solli reagime të shumta, edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica.

U tha se ajo do të kthehej në shkollë të hënën (sot), por një gjë e tillë nuk ndodhi.