Në mungesë kuorumi, dështon ftesa për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese

Në mungesë kuorumi, dështon ftesa për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese

Aktuale September 30, 2024 - 10:52

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar mbledhja e Komisionit të posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese.

Krahas marrjes së vendimit për publikimin e ftesës publike për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese, ka qenë edhe emërimi i dy zëvendëskryetarëve të Komisionit.

“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot në orën 11:00, shtyhet për një ditë tjetër. Për mbajtjen e saj do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. /Zëri