SBASHK-u dorëzon në Kuvend peticionin për ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale
Foto: Laura Hasani

SBASHK-u dorëzon në Kuvend peticionin për ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale

Aktuale September 30, 2024 - 10:32

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK) ka dorëzuar të hënën në Kuvendin e Kosovës një peticion me 20.458 nënshkrime të mbledhura në kuadër të një nisme qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale.

SBASHK-u synon me këtë nismë të adresojë disa prej sfidave që përballen punonjësit e arsimit dhe sektorëve të tjerë publikë që përfitojnë nga skemat pensionale, duke kërkuar ndryshime në përfitimet e pensionistëve.

Ndryshimet në Ligjin e skemave pensionale kanë të bëjnë me kërkesën që vitet ’90 dhe vitet pasuese deri kur ka filluar së funksionuari Trusti Pensional i Kosovës, të njihen si kontributdhënëse, që do të ishte ndihmesë jo vetëm për të punësuarit e arsim, por edhe për gjithë të tjerët që të arrijnë vitet e duhura kontributpaguese dhe të gëzojnë pension të punës e jo të mbesin vetëm me pensionin e pleqërisë pas dekadave të kaluara në punë.