Osmani liston takimet në New York, veçon diskutimin me Bidenin
Foto: Facebook

Osmani liston takimet në New York, veçon diskutimin me Bidenin

Aktuale September 30, 2024 - 09:43

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka përmbledhur aktivitetet që ka realizuar gjatë qëndrimit të saj në New York.

Në mesin e disa ngjarjeve ajo ka përmendur diskutimin me presidentin amerikan Joe Biden, në kuadër të pritjes vjetore të liderëve nga Shtëpia e Bardhë, për nder të Javës së Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara.

“Pjesëmarrjen në Samitin për Ukrainën, me ftesë nga Shtëpia e Bardhë, ku Kosova u radhit në mesin e fuqive botërore në mbrojtje të vlerave demokratike; Pjesëmarrjen në Samitin Global për luftën kundër drogave sintetike, me ftesë nga Shtëpia e Bardhë; Vizitën, takimet dhe diskutimet në akademinë ushtarake ‘West Point’; Pjesëmarrja në drekën e punës organizuar nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian në New York, për liderët e Ballkanit Perëndimor”, listoi ajo në Facebook.