Edita Tahiri: Prejse e kemi këtë qeveri, s’ka ardhur asnjë njohje për Kosovën
Foto: Zëri / Arkiv

Edita Tahiri: Prejse e kemi këtë qeveri, s’ka ardhur asnjë njohje për Kosovën

Aktuale September 30, 2024 - 09:28

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë fushatë politike dhe jo fushatë diplomatike.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo kritikoi Qeverinë për mosprurjen e asnjë njohjeje për Kosovën.

“Kreu i shtetit beri fushate politike në Amerikë dhe jo fushatë diplomatike - nuk solli asnjë njohje - prejse kemi këtë qeveri nuk ka ardhur asnjë njohje për Kosovën - vendnumërim i paparë!”, shkroi Tahiri.