SHKKSH-ja e policia e gjejnë personin e shpallur të humbur në Istog

SHKKSH-ja e policia e gjejnë personin e shpallur të humbur në Istog

Aktuale September 28, 2024 - 17:24

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se këtë të shtune, bashkë me policinë kanë marrë pjesë në një operacion kërkimi pasi janë njoftuar për humbjen e një personi nga fshati Veriq i Istogut.

Në njoftim thuhet se pas një kërkimi intensiv dhe të organizuar mirë, personi i humbur është gjetur afër fushës së futbollit nga ana e Policisë së Kosovës.

“Operacioni ka përfunduar me sukses dhe falënderojmë të gjithë ata që morën pjesë dhe kontribuuan në këtë aksion”, thuhet ën njoftimin e SHKKSh-së.

Për shëndetin e personit nuk është bërë e ditur nga SHKKSh-ja.