Kurti e Gërvalla u takuan me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë

Kurti e Gërvalla u takuan me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë

Aktuale September 28, 2024 - 17:07

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, kanë takuar Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin.

Ministrja Gërvalla ka shkruar në Facebook se takimi është zhvilluar në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombëve të Bashkuara në New York.

“Me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takuam Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin, në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombëve të Bashkuara në Nju Jork”, ka shkruar Gërvalla.