Më kë u takua Kurti gjatë qëndrimit në New York?

Më kë u takua Kurti gjatë qëndrimit në New York?

Aktuale September 28, 2024 - 10:41

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka qendruar në New York në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Kurti atje ka takuar liderë e personalitete nga vende të ndryshme të botës, ndërsa më të rëndësishmet ishin ato me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O'Brien, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, transmeton Zeri.info.

Siç ka thënë vet Kurti, këto takime ishin të rëndësishme për raportet me miq të çmueshëm.

“Pesë takime tjera të rëndësishme për raportet tona me miq të çmueshëm dhe për mundësi të reja, në ditën e tretë të qëndrimit në Neë York.

Biseda produktive për zhvillimet aktuale dhe të ardhmen me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O'Brien, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovië, Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin, Kryeministrin e Grenadës, Dickon Mitchell, dhe Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan”, ka shkruar Kurti.

Kujtojmë se Kurti ka qenë në qendër të kritikave nga SHBA-ja dhe BE-je, për veprimet e pakoordinuara në veri të Kosovës. /Zëri