KMDLNJ-ja për vizitën e ministrit danez: Në funksion të legalizimit të dy sistemeve korrektuese brenda një shteti

KMDLNJ-ja për vizitën e ministrit danez: Në funksion të legalizimit të dy sistemeve korrektuese brenda një shteti

Aktuale September 27, 2024 - 15:38

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut ka reaguar pas vizitës së ministrit danez të Drejtësisë, Peter Hummelgaard.

Ky këshill tha se kjo vizitë ndodhi për të shënuar fillimin e rindërtimit të burgut në Pasjak të Gjilanit, ku sipas KMDLNJ-së dhunshëm dhe kundër vullnetit të tyre do të vendosen të dënuarit me dëbim nga Danimarka, të gjithë nga vendet e treta dhe asnjëri danez ose shtetas danez.

Për KMDLNJ-në vizita e ministrit danez të Drejtësisë është në funksion të legalizimit të dy sistemeve korrektuese, siç thuhet në komunikatë, brenda një shteti prandaj nuk është i mirëseardhur.

“KMDLNJ-ja do të përkrahë të drejtat e të burgosurve kosovarë që ato të drejta të janë të njëjta me të drejtat e të burgosurve të dëbuar dhunshëm nga Danimarka e që do të vendosen dhunshëm në burgun e Pasjakut të Gjilanit. Për KMDLNJ-në vizita e ministrit danez të Drejtësisë është në funksion të legalizimit të dy sistemeve korrektuese brenda një shteti prandaj nuk është i mirëseardhur”, thuhet tutje në njoftim.