Serbët paralajmërojnë protestë nesër në Zubin Potok

Serbët paralajmërojnë protestë nesër në Zubin Potok

Aktuale September 26, 2024 - 23:50

Qytetarët serbë që jetojnë në veri kanë paralajmëruar një protestë për nesër.

Protesta do të mbahet në Zubin Potok.

Kjo u bë e ditur nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Jemi njoftuar për një protestë nesër në ora 11:00”, ka thënë Elshani shkurtimisht për Klankosova.tv.

Ai nuk bëri të ditur arsyen dhe nuk dha më tepër detaje rreth kësaj proteste.