Veseli: Pjesëtarët e FSK-së të paguhen për punën jashtë orarit
Foto: Laura Hasani

Veseli: Pjesëtarët e FSK-së të paguhen për punën jashtë orarit

Aktuale September 26, 2024 - 21:27

Ish-ushtaraku, Afrim Veseli ka kërkuar që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të paguhen për punën jashtë orarit, në vend që të kompensohen vetëm me ditë të lirë.

Kjo situatë, sipas tij, ndikon në operativitetin e FSK-së dhe mirëqenien sociale të ushtarëve.

Ai shprehu shpresën se ministrat e Mbrojtjes dhe Financave do të trajtojnë këtë çështje me seriozitet.

“Që një kohë të gjatë një ligj është duke u shkelur brenda FSK-së dhe për këtë është i njoftuar ministri Maqedonci… Ligji për Pagat për Sektorin Publik dhe, rregullores 7/2003 për kompensimin për kujdestari, për punën gjatë natës dhe punë jashtë orari të Punës. FSK-ja është i vetmi institucion që pjesëtarët e saj punojnë jashtë orarit të punës dhe nuk kompensohen, është një rregullore aty brenda që është dashur të ndryshohet me vite, që është rekomanduar edhe nga Auditori i Përgjithshëm…”, ka thënë Hamza në RTV Dukagjini.

“Pjesëtarët e FSK-së punojnë edhe jashtë orarit të punës dhe kompensohen vetëm me ditë të lirë, që po ndikon në operecionalitetin e FSK-së dhe, në mirëqenien sociale të tyre. Kjo shkelje e këtij ligji ka vite që është duke ndodhur. Kisha dashur shumë që ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministri Hekuran Murati le ta trajtojnë këtë çështje, që pjesëtarët e FSK-së të kompensohen edhe me para për punën e tyre jashtë orarit të punës”, ka thënë Veseli.