Hamza thotë se askush në PDK s’ka rezerva për kandidaturën e tij për Kryeministër: Jemi partia më unike në nivel të Kosovës
Foto: Laura Hasani

Hamza thotë se askush në PDK s’ka rezerva për kandidaturën e tij për Kryeministër: Jemi partia më unike në nivel të Kosovës

Aktuale September 26, 2024 - 20:59

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza thotë se brenda kësaj partie ka unitet dhe gëzon mbështetje pa rezerva për kandidaturën e tij.

Derisa u pyet se a ka bashkëpunimi të mirë brenda partisë, Hamza thotë se PDK-ja është partia më e unifikume në nivel të Kosovës.

“E them me siguri të plotë që Brenda PDK ka unitet të plotë, përveç që jem të njëjtës parti me pjesë dërrmuese jem miq e shokë, për dekada. Ka dallime në moshë, po ra i përket stazhit politik i kanë më shumë se 20 vite në PDK. Jam i lumtur që kam një komunikim, një mbështetje. PDK-ja është mirë e përgatitur. Kemi arritur që në të gjitha degët ti krijojmë shtabet zgjedhore, dhe pa asnjë dilemë jemi të përgatitur për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Për njerëz jashtë vendimmarrjes së PDK-së unë nuk e di, por për njerëzit në kryesi të PDK-së, në këshillin drejtues, në nivel të degëve, është një përkrahje dhe një unitet i plotë. Është partia më e unifikume në nivel të Kosovës”, tha ai në Rtv Dukagjini.