Rama publikon fotografi me Osmanin nga New York-u

Rama publikon fotografi me Osmanin nga New York-u

Aktuale September 26, 2024 - 17:00

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka shpërndarë një fotografi të tijën dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Rama shkroi se fotografia në fjalë ishte shkrepur para takimit me shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell.

“Selia e BE, New York – Me Vjosën përpara drekës së punës së shefit të diplomacisë evropiane Joseph Borrell, me liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Rama.