Durmishi: Kirurgjia në Kosovë ka nevojë për shumë përmirësime

Durmishi: Kirurgjia në Kosovë ka nevojë për shumë përmirësime

Aktuale September 26, 2024 - 16:31

Kirurgu i përgjithshëm, i cili profesionin e tij kirurgjikal e ushtron në Gjenevë dhe në Kosovë, Ymer Durmishi, konsideron se organizimi i Kongresit të katërt Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës është i një rëndësie të veçantë.

Këtë kongres, Durmishi e quan një lloj stacioni ku mund të bashkohen kuadrot e profileve të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës, për të këmbyer përvojat, në mënyrë që pacientëve t’u ofrohen trajtimet më moderne.

“Kongresi është i një rëndësie shumë të madhe, qoftë në aspektin kirurgjikal shkencor, qoftë edhe në aspektin e kontakteve të reja, në kuadrat që vijnë nga jashtë, por edhe në kuadrot kosovare që punojnë jashtë. Dhe në një farë mënyre është një lloj stacioni ku mund të bashkohen kuadrot e profileve të ndryshme në drejtim të këmbimit të përvojës, qofshin atyre në Amerikë apo në Evropë dhe kolegëve tanë këtu në Kosovë, në mënyrë që të kemi një bashkëpunim sa më të mirë, t’iu ofrojmë pacientëve trajtimet e fundit, trajtimet më moderne dhe më të sigurta, të cilat trajtime sot aplikohen në botën e civilizuar”, tha Durmishi.