Osmani: Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët dhe dëshmorët e Abrisë!

Osmani: Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët dhe dëshmorët e Abrisë!

Aktuale September 26, 2024 - 15:27

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën e Abrisë në 26-vjetorin e saj.

Përmes një komunikate për media, Presidenca ka thënë: “26 vjet më parë regjimi gjenocidal i Millosheviqit kreu masakrën brutale ndaj 23 anëtarëve të familjes Deliu, nga fëmijë 2 vjeç, të rinj, gra e deri te plaku 94 vjeç.

Jetët e tyre u morën mizorisht, por kujtimi për ta është i përhershëm. Nuk do të harrojmë kurrë. Jemi të përkushtuar për ta ruajtur kujtesën për ta, sikurse edhe për të vendosur drejtësi”.

Tutje, janë kujtuar edhe dëshmorët Valder Xhemajli, Vesel Demaku dhe Afrim Hajdari.

“Sot, nderojmë edhe sakrificën heroike të dëshmorëve të UÇK-së Valdet Xhemajli, Vesel Demaku dhe Afrim Hajdari, të cilët ranë në altarin e lirisë, duke mbrojtur dinjitetin dhe të ardhmen e Kosovës.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët dhe dëshmorët e Abrisë!”, thuhet në fund.