Osmani takon presidentin e Gambisë, rikonfirmohet përkushtimi për t’i forcuar marrëdhëniet mes dy shteteve

Osmani takon presidentin e Gambisë, rikonfirmohet përkushtimi për t’i forcuar marrëdhëniet mes dy shteteve

Aktuale September 26, 2024 - 13:23

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York është takuar me presidentin e Gambisë, Adama Barrow.

Në një shkrim të presidentes, thuhet se në takim është rikonfirmuar përkushtimi për të forcuar marrëdhëniet mes dy shteteve, transmeton Zeri.info.

“Diskutim i frytshëm me presidentin e Gambisë, Adama Barrow, në New York. Mundësi e shkëlqyer për ta rikonfirmuar përkushtimin tonë ta përbashkët për forcimin e marrëdhënieve midis dy shteteve tona, si dhe për ta avancuar bashkëpunimin në dobi të qytetarëve tanë”, ka shkruar presidentja Osmani. /Zëri