Rashiqi thotë se zëvendësi i tij Radomiroviq ishte i përfshirë në veprimtari të dyshimta në veri

Rashiqi thotë se zëvendësi i tij Radomiroviq ishte i përfshirë në veprimtari të dyshimta në veri

Aktuale September 26, 2024 - 13:10

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se arsyet e kërkesës për shkarkimin e zëvendësit të tij, Radoica Radomiroviq, janë për shkak të dyshimeve për përfshirje në aktivitete të dyshimta në veri, duke u mbështetur në informacionin e dhënë nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditur në një konferencë për media arsyet përse ka kërkuar shkarkimin e zëvendësit të tij, Radoica Radomiroviq.

Rashiqi ka theksuar se ish-zëvendësi i tij dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa veprimtari të dyshimta në veri të Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se këto informata i ka marrë edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Zëvendësministri nuk ka mundur të tejkalojë vërtetimin e së kaluarës. Keni mundur të shihni në Facebook-un e tij postime problematike”, shtoi Rashiqi.

Më 25 maj të vitit 2023 kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kishte emëruar Radomiroviqin, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim. /dukagjini