Deputetët e LVV-së, Korenica e Rrahmani: S’marrim pjesë në asnjë votim pa u kthyer vajza me shami në shkollë

Deputetët e LVV-së, Korenica e Rrahmani: S’marrim pjesë në asnjë votim pa u kthyer vajza me shami në shkollë

Aktuale September 26, 2024 - 13:08

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica e Eman Rrahmani, kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në asnjë votim, pa u kthyer në shkollë vajza me shami, e cila u përjashtua para pak ditësh.

Korenica në një shkrim në Facebook ka thënë se Qeveria është përgjegjëse për ndryshimin e udhëzimit administrativ.

“Unë nuk do të marr pjesë në asnjë votim pa u kthyer vajza në shkollë!

Sot në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës kërkova të mos vazhdohet me seancë pa u kthyer në shkollë një vajze mbi 18-vjeçare, e cila është larguar padrejtësisht që nga 1 shtatori. Udhëzimi administrativ është i jashtëligjshëm, Qeveria është përgjegjëse për ndryshimin e tij.

Besoj deri sot e kam dëshmuar që nuk bëj fushatë me bindjet e mia”, shkroi Korenica, në postimin që më pas e ka shpërndarë edhe deputeti Eman Rrahmani.