Haradinaj pas paralajmërimeve të SHBA-së: Po hyjmë në një periudhë të keqe
Foto: Laura Hasani

Haradinaj pas paralajmërimeve të SHBA-së: Po hyjmë në një periudhë të keqe

Aktuale September 26, 2024 - 12:46

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar sërish deklaratën e ambasadorit amerikan Jeff Hovenier, i cili i tha Qeverisë “mos urino në derën e klubit ku dëshiron të bëhesh pjesë”.

Sipas EO-së, Haradinaj ka komentuar edhe paralajmërimet e SHBA-së se mund të ndërpritet bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, për shkak të veprimeve të njëanshme të Qeverisë.

“Është punuar gjatë që kjo klima e keqe ose situata e rëndë me vendimmarrje në Qeveri, kryeministri, ministrat që të mos i prekin institucionet e sigurisë. Personalisht jam siguruar gjithë kohën që mos mi prek marrëdhëniet me institucionet e sigurisë, me Ushtrinë, Policinë, AKI-në, doganat e gjyqësorin. Megjithatë po shihet se po hyjmë në një periudhë më të keqe përkundër që jemi angazhuar në vazhdimësi që përkeqësimi i marrëdhënieve me vendimmarrje politike mos me prek rendin dhe ligjin sigurinë dhe profesionistët", tha Haradinaj.