Homazhe në varrezat e familjes Deliu në Abri

Homazhe në varrezat e familjes Deliu në Abri

Aktuale September 26, 2024 - 12:16

Në 26-vjetorin e masakrës së Abrisë, ku kriminelët serbë vranë e masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, aty ku prehen eshtrat e këtyre të rënëve, po bëhen homazhe.

Familjarët e të vrarëve, bashkëfshatarë, ushtarë të FSK-së, nënkryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku, së bashku me deputet të PDK-së, kanë kujtuar të rënët.

Nderime te varrezat e familjes Deliu në Abri ka bërë edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Edhe kandidati për kryeministër i PDK-së, së bashku me anëtarë të kësaj partie, kanë vendosur kurora lulesh në pllakën përkujtimore në varrezat e familjes Deliu.