Në Podujevë hapet panairi me produkte ushqimore dhe artizanale

Në Podujevë hapet panairi me produkte ushqimore dhe artizanale

Aktuale September 26, 2024 - 11:51

Komuna e Podujevës, në bashkëpunim me OJQ-në “D&D Business Support Center”, ka organizuar panairin me produkte ushqimore dhe artizanale.

Sipas njoftimit të Komunës së Podujevës, thuhet se ky panair synon të promovojë prodhimet vendore.

“Ky panair është mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe synon të promovojë prodhimet vendore ushqimore, si dhe punimet artizanale me motive kombëtare, duke përkrahur gratë në zhvillimin e mëtejshëm të aktiviteteve të tyre”, thuhet në njoftim.

Panairi do të qëndrojë i hapur sot dhe nesër prej orës 10:00 deri në orën 16:30 në Bulevardin e Qytetit pranë sheshit “Ali Ajeti”.