Profesori serb: Vuçiqi po e pret një moment të favorshëm ndërkombëtar për një sulm të armatosur në Kosovë

Profesori serb: Vuçiqi po e pret një moment të favorshëm ndërkombëtar për një sulm të armatosur në Kosovë

Aktuale September 26, 2024 - 10:03

Profesori serb i Universitetit të Beogradit dhe ish-nëpunës civil Ivan Videnoviq ka bërë një paralajmërim të rëndë, veç pak orë pas atij të analistes Ivana Stradner.

Duke iu referuar fjalimit të presidentit serb në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Videonivqi e thotë troç se Aleksandar Vuçiq po e pret vetëm një moment të favorshëm ndërkombëtar për një sulm të armatosur në Kosovë.

“Nëse bëni sikur nuk e kuptoni, Vuçiqi tha në Nju-Jork se Serbia nuk do të jetë kurrë një partner i besueshëm i BE-së, prandaj as anëtare e BE-së, sepse gjithmonë do të kërcënojë rrezikun e konflikteve rajonale dhe se Serbia. po pret vetëm një moment të favorshëm ndërkombëtar për një sulm të armatosur në Kosovë”, tha profesori i shquar nga Beogradi në platformën X.

Kujtojmë se profesori Videnoviq kritikoi ashpër regjimin e Vuçiqit, i cili u pasua me sulme masive nga makineria mediatike nën kontrollin e regjimit në Serbi.